2020-05-24 17:28:34 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në raportin e punës të qeverisë të paraqitur më 22 maj në sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, u vu në dukje se "Përballë ndryshimeve të mjedisit të jashtëm, duhet të zgjerojmë hapjen me vendosmëri, të stabilizojmë zinxhirin industrial dhe atë të furnizimit, duke nxitur zhvillimin e reformën përmes hapjes."
Fabrika e Teslas në Shangai
Në raport u bënë plane konkrete në 4 fusha: garantimi i stabilizimit të investimeve të jashtme, shfrytëzimi aktiv i fondeve të jashtme, ndërtimi i përbashkët me cilësi të lartë i nismës "Një brez, një rrugë", nxitja e lehtësimit të tregtisë dhe të investimeve. Masat përkatëse përfshijnë organizimin e Ekspozitës së 3-të të Importit, shkurtimin e listës negative të hyrjes së fondeve të jashtme, mbrojtjen e sistemit të tregtisë shumëpalëshe, nxitjen e nënshkrimit të marrëveshjeve të partneritetit ekonomik rajonal, zbatimin e përbashkët të marrëveshjes ekonomike-tregtare Kinë-ShBA të fazës së parë etj.
parku i Disneyland-it në Shangai
Këto masa janë vijim i politikave të Kinës në thellimin e reformës dhe zgjerimin e hapjes.
Kina e kuptoi thellësisht se duhet të bëhen përpjekje nëpër reformës dhe hapjes, të ndiqet rruga e re të qarkullimit pozitiv për të përballuar goditjen nga epidemia.
parku i Disneyland-it në Shangai
Në fakt, gjatë epidemisë, ekonomia kineze ka bërë rezistencë. Në tremujorin e parë të këtij viti, investimi i drejtpërdrejtë i jashtëm në Kinë arriti në 33.6 miliardë dollarë. Sivjet, fabrika e Tesla-s në Kinë realizoi një prodhim të lartë të automjeteve; projekti i etilenit-it i Korporatës "Exxon Mobil" prej 10 miliardë dollarësh nisi punën në Guangdong të Kinës jugore; dyqanet e Apple në Kinë ishin të para që rinisën punën si dhe u hap shpejt parku i Disneyland-it në Shangai. Sipas një sondazhi, afro 40% të ndërmarrjeve të huaja kanë shprehur gatishmërinë për të shtuar investimet në Kinë.(Xu Guang)