2020-05-23 11:00:18 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në revistën e famshme mjekësore "The Lancet", u publikua të premten një artikull për rezultatin e provës së parë klinike të vaksinës për koronavirusin e ri të studiuar nga 21 shkencëtarë kinezë.
Sipas këtij artikulli, vaksina e parë në botë e një adenovirusi të rikombinuar të tipit E për COVID-19, që është krijuar nga ekspertët kinezë, ka kaluar testin e sigurisë dhe mund të shkaktojë reagime imuniteti te njeriu.
Nga 16 deri më 27 mars 2020, u bë vlerësimi për 195 persona, duke përzgjedhur 108 prej tyre për të marrë pjesë në provat klinike të vaksinës (51% meshkuj dhe 49% janë femra, me moshë mesatare 36.3 vjeç), të cilët u ndanë në tre grupe me nga 36 veta. U bënë prova përkatësisht me dozë të ulët, të mesme dhe të lartë të vaksinës dhe u regjistruan të gjitha rezultatet e provave dhe reagimet përkatëse të pjesëmarrësve.
Gjatë provave, te pjesëmarrësit u shfaqën disa simptoma, si dhimbje, temperaturë dhe lodhje, por shumica prej tyre ishin të lehta ose të mesme. Pas 28 ditëve, nuk ka pasur reagime negative ose të rënda.
14 ditë pas injektimit të vaksinës, janë shtuar në mënyrë të dukshme antitrupat, duke arritur vëllimin maksimal pas 28 ditëve. Reagimi nga qelizat T arriti nivelin maksimal pas 14 ditëve.
Kryeredaktori i revistës Richard Horton e publikoi këtë arritje në rrjetin social, duke thënë që provat klinike për vaksinën e parë në botë për COVID-19 tregojnë sigurinë e cilësinë e mirë të kësaj vaksine, e cila mund të shkaktojë reagime të shpejta imuniteti. "Rezultati i studimeve shënon një pikë të rëndësishme historike," tha Horton.