Kina, e vendosur në arritjen e objektivave të zhvillimit për vitin 2020

2020-05-22 10:49:39 CRI Komenti juaj Printoni

Kina nuk ka përcaktuar një objektiv të veçantë të rritjes ekonomike për këtë vit.

Në raportin e punës së qeverisë, të paraqitur në Asamblenë Kombëtare Popullore për diskutim të premten, thuhet se vendimi është marrë pasi vendi do të përballet me disa faktorë që është e vështirë të parashikohen, për shkak të pasigurisë në lidhje me pandeminë e COVID-19 dhe mjedisin ekonomik dhe tregtar botëror.

Kina do t'i japë përparësi stabilizimit të punësimit dhe sigurimit të standardeve të jetesës, teksa sivjet do të synohet të shtohen mbi 9 milionë vende të reja pune në qytete dhe papunësia urbane e vrojtuar të mbahet rreth 6 %.

Kina do të sigurojë eliminimin e varfërisë te të gjithë banorët e fshatit që jetojnë nën kufirin e varfërisë dhe në të gjitha kontetë e varfra.

Raporti i deficitit ndaj PBB-së së Kinës sivjet parashikohet të arrijë më shumë se 3.6 për qind.

Rritja e deficitit gjatë vitit të kaluar vlerësohet se ka qenë 1 trilion juanë, ose rreth 141 miliardë dollarë amerikanë.

Qeveria gjithashtu planifikon të nxjerrë bono me vlerë 1 trilion juanë për kontrollin e COVID-19.

Mrekulli
Lajmet Kryesore