2020-05-22 10:45:41 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në një studim të ri nga Universiteti i Kolumbias vihet në dukje që, nëse ShBA-ja do t'i kishte zbatuar masat e distancimit shoqëror një javë më parë sesa e bëri një gjë të tillë në mars, rreth 36 000 njerëz që vdiqën nga COVID-19 mund të kishin shpëtuar.
Gjithashtu, rreth 83 % e vdekjeve do të ishin shmangur nëse ShBA-ja do të fillonte të mbyllte qytetet dhe të kufizonte kontaktet shoqërore më 1 mars.
Shumica e amerikanëve filluan të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë distancimin shoqëror në mesin e marsit.
Studiuesit zbuluan se ndryshimet e vogla në kohën e duhur do të kishin parandaluar rritjen e rasteve të sëmundjes dhe të viktimave.
Shtetet e Bashkuara kanë raportuar mbi 1.5 milionë raste të koronavirusit të ri dhe mbi 93 000 të vdekur.