Kinë, hapet sesioni vjetor i organit më të lartë të pushtetit shtetëror

2020-05-22 09:31:51 CRI Komenti juaj Printoni

 

Sot u hap në Pekin sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë liderët partiakë dhe shtetërorë, me Xi Jinping-un në krye, dhe 2897 përfaqësues nga të gjitha krahinat e vendit.

Nën ndikimin e epidemisë së COVID-19, kjo është hera e parë gjatë 22 vjetëve të fundit që sesioni vjetor i organit më të lartë të pushtetit shtetëror në Kinë shtyhet, duke u zhvilluar në muajin maj. Në ceremoninë e hapjes, të gjithë të pranishmit bënë homazhe për dëshmorët dhe viktimat nga epidemia e COVID-19.

Kryeministri kinez Li Keqiang mbajti raportin e punës qeveritare për vitin e kaluar dhe bëri propozime për punët e sivjetshme, duke ia paraqitur për shqyrtim Asamblesë Kombëtare.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore