2020-05-22 21:32:03 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një projektvendim për krijimin dhe përmirësimin e sistemit ligjor dhe mekanizmave të zbatimit për Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut për të ruajtur sigurinë kombëtare u paraqit të premten për diskutim gjatë sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. (AKP)
Wang Chen, nënkryetar i Komitetit të Përhershëm të AKP-së, shpjegoi projektvendimin në sesionin e tretë të legjislaturës së 13-të të AKP-së, që mbahet nga 22 deri më 28 maj.
Prej kthimit të Hong-Kongut në atdhe, Kina ka zbatuar me vendosmëri parimet "Një vend, dy sisteme", "Banorët e Hong-Kongut qeverisin Hong-Kongun" dhe një shkallë të lartë të autonomisë, sipas dokumentit shpjegues të dorëzuar nga Wang.
Politika "Një vend, dy sisteme" ka arritur sukses të pashembullt në Hong-Kong, thuhet në dokument.
Por, rreziqet gjithnjë e më të dukshme të sigurisë kombëtare në Rajonin e Posaçëm Administrativ janë bërë një problem i dukshëm, thotë dokumenti, duke përmendur veprimtari që kanë sfiduar seriozisht vijën fundore të parimit "Një vend, dy sisteme", dëmtuan sundimin e ligjit dhe kërcënuan sovranitetin kombëtar dhe interesat e sigurisë e të zhvillimit.
Duhet të merren masa të bazuara në ligj dhe të fuqishme për të parandaluar, ndaluar dhe ndëshkuar veprimtari të tilla, sipas dokumentit. (Albana)