2020-05-22 21:11:35 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se ka shumë mësime të vlefshme që duhet të mësohen nga përvoja e Kinës për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
Zëdhënësi i FMN-së Gerry Rice tha se Kina ishte e para që ndërmori veprime shumë të fuqishme si dhe e para që po del nga kriza COVID-19.
Rice nënvizoi se Kina po përparon në disa fusha, përfshi në sistemet e pagesave elektronike dhe tregtinë elektronike, të cilat mund të merren si modele për të tjerët.
Zëdhënësi i FMN-së gjithashtu përshëndeti "kontributin shumë bujar" të Kinës dhe të disa vendeve të tjera në Kontrollin e Fatkeqësisë dhe për Dhënien e Ndihmës, të cilat mund të ofrojnë lehtësim të borxhit për vendet më të varfëra të FMN-së. (Albana)