2020-05-21 17:49:24 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Si platformë e lëshimit të sinjaleve politike, "Dy sesionet" vjetore janë një dritare e rëndësishme e vëzhgimit të Kinës për botën. Dy sesionet e këtij viti mbahen në kohën kur bota lufton me koronavirusin COVID-19. Në këtë sfond, plotësimi i detyrave të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror është bërë tema kryesore e "Dy sesioneve" të këtij viti.
"Në vitin 2020, të gjithë banorët kinezë të zonave rurale duhet të dalin nga varfëria, sipas standardeve të tanishme të varfërisë. Ky është premtimi solemn i Partisë Komuniste të Kinës për popullin kinez, i cili duhet të realizohet sipas afatit," tha presidenti kinez Xi Jinping më 6 mars në një videokonferencë ndaj të gjithë zyrtarëve.
"Epidemia s'mund të pengojë procesin e lehtësimit të varfërisë," tha ditët e fundit përfaqësuesja e Asamblesë Kombëtare Popullore Guo Suping. Gjatë mbi tre dhjetëvjeçarëve, ajo dhe bashkëshorti i saj (i cili ndërroi jetë në vitin 2016) zhvilluan sektorin bujqësor me ndihmën e shkencës, duke nxjerrë nga varfëria mbi 100 mijë fshtarë. Gjatë epidemisë, së bashku me grupin e saj, ajo vazhdoi përpjekjet për zgjidhjen e problemeve të fshatarëve.
Deri në fund të vitit 2019, numri i banorëve të varfër kinezë u pakësua në 5.51 milionë, nga afro 99 milionë më parë. Përqindja e popullsisë së varfër në Kinë u ul nga 10.2% deri në 0.6%.
Sivjet, shpërthimi i epidemisë ka vështirësuar misionin e lehtësimit të varfërisë, por Kina ka besim, kushte dhe aftësi për të plotësuar detyrat e sivjetshme të zhvillimit ekonomiko- shoqëror.
Vetëbesimi i Kinës për lehtësimin e varfërisë vjen nga parandalimi e kontrolli i epidemisë në mënyrë shkencore dhe zhvillimi i sektorëve përkatës për lehtësimin e varfërisë. Deri tani, 97.5% e ndërmarrjeve kryesore kanë rifilluar punën.
Shumë ndërmarrje përkatëse ndë
rmorën masa për përballimin e vështirësisë. Për shembull, një fabrikë e lehtësimit të varfërisë për prodhimin e rrobave verore nisi prodhimin e rrobave mbrojtëse gjatë epidemisë, duke përkrahur parandalimin e epidemisë dhe garantuar vendet e punës për punonjësit.
Përveç kësaj, sektorët e tregtisë elektronike dhe të logjistikës që u zhvilluan shumë shpejt në Kinë, kanë përkrahur shitjen e produkteve bujqësore gjatë epidemisë. Sipas të dhënave të tremujorit të parë të këtij viti, janë shitur nëpërmjet internetit produkte bujqësore në shifrën e 2.2 trilionë juanë (afro 310 miliardë dollarë).
Rezultati i lehtësimit të varfërisë në Kinë është njohur nga bota. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Kina ka kontribuuar mbi 70% në uljen e varfërisë botërore. Specialisti i çështjeve ndërkombëtare në Kenya, Adhere Cavince vlerësoi se arritja e Kinës në pakësimin e varfërisë është një "rezultat i shkëlqyer dhe i pashembullt në historinë e njerëzimit".
Ditët e fundit, presidenti i nderit i shoqatës gjermane "Preußische Gesellschaft Berlin Brandenburg e.V", Volker Tschapke vuri në dukje se: "Misioni i lehtësimit të varfërisë dhe krijimi i një shoqërie komode në Kinë nuk janë prekur nga kjo epidemi dhe procesi i zhvillimit të Kinës nuk do të preket nga ndikimi afatshkurtër i epidemisë."(Xu Guang/Albana)