2020-05-21 18:20:56 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të enjten, u hap në Pekin sesioni i 3-të i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKKKPPK) të legjislaturës së 13-të duke shënuar nisjen e dy sesioneve të Kinës për vitin 2020, e cila ishte shtyrë për mbi dy muaj për shkak të COVID-19. Në ceremoninë e hapjes, udhëheqësi partiakë e shtetërorë si dhe anëtarët e pranishëm të KKKKPPK-së mbajtën heshtje në nder të dëshmorëve dhe viktimave që humbën jetën nga koronavirusi. Në raportin e punës u theksua se në vitin 2020, ky komitet do të mbajë përgjegjësinë e duhur duke dhënë kontribut për realizimin e objektivit të zhdukjes së varfërisë dhe për ndërtimin në mënyrë të gjithanshme të shoqërisë relativisht të begatë.
Si një nga dy sistemet kryesore demokratike në Kinë, KKPPK-ja është pjesë e rëndësishme e sistemit të qeverisjes shtetërore me karakteristika kineze. Ky institucion ofron udhëzime për çështje të rëndësishme kombëtare në rrafshin politik, ekonomik, kulturor e shoqëror, duke luajtur një rol të veçantë në jetën politike shtetërore. 70 vjet më parë, sesioni i parë plenar i KKKKPPK-së ngarkoi autoritetin e Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) dhe miratoi rezoluta lidhur me flamurin dhe himnin kombëtar të Kinës duke bërë përgatitje për krijimin e Kinës së Re.
Viti 2019 ishte 70-vjetori i krijimit të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez. Anëtarët e Konferencës dhanë shumë sugjerime lidhur me daljen nga varfëria, zhvillimin ekonomik e shoqëror me risi etj., shumë prej të cilave janë shndërruar në politika.
Duke grumbulluar punën e vitit të kaluar, kryetari i KKKKPPK-së Wang Yang vuri në dukje se në sesionin vjetor do të grumbullohen sugjerime politike me cilësi të lartë për të forcuar lulëzimin e popullit dhe nxitur zhvillimin shoqëror.
"Do të diskutohen temat për nxitjen e zhvillimin e sektorëve të prodhimit me cilësi të lartë, do të paraqiten sugjerime për të shpejtuar rregullimin e strukturës dhe përmirësimin e mjedisit tregtar. Do të zhvillohen studime dhe mbikëqyrje demokratike rreth zhvillimit ekonomik dhe formimit të qytetërimit ekologjik. Do të zhvillohen diskutimet mbi lehtësimin e varfërisë në zonat e pakicave kombëtare, mbi ringjalljen e fshatrave dhe forcimin e mbikëqyrjes së cilësisë së produkteve bujqësore."
Paraqitja e mocionit është metodë e rëndësishme e zbatimit të detyrave të anëtarëve të KKKKPPK-së. Në këtë sesion vjetor, përballimi i ndikimeve të epidemisë së koronavirusit COVID-19, garantimi i punësimit të banorëve të varfër dhe jetës së lumtur janë temat kyçe ku shumë anëtarë do të përqëndrohen. Një ndër anëtaret është Ou Yanling, e cila u kushtoi gjithmonë vëmendje zhvillimit të vazhdueshëm të sektorëve për lehtësimin e varfërisë. Gjatë këtyre dy sesioneve, ajo do të vazhdojë paraqitjen e mocionit mbi lehtësimin e varfërisë.
Ajo tha: "Unë propozoj që të bëjmë hartim dhe udhëzim të gjithanshëm sipas strukturës së produkteve, së industrive dhe asaj rajonale. Duhet të formohet një platformë për analizimin e të dhënave të mëdha (Big Data), për analizimin dhe vlerësimin e rreziqeve tregtare dhe marrëdhënien mes ofertë-kërkesës."
Sesioni vjetor i KKKKPPK-së do të zgjasë 7 ditë dhe në të marrin pjesë mbi 2000 anëtarë. Ata do të shqyrtojnë raportin e punës nga Wang Yang dhe do të dëgjojnë e diskutojnë raportin e punës së qeverisë kineze. (Xu Guang/Albana)