Provinca Hubei ndërton bazën e kontrollit e të mjekimit të epidemisë

2020-05-21 11:18:50 CRI Komenti juaj Printoni

Provinca Hubei e Kinës ka nisur ndërtimin e një baze me 800 shtretër për parandalimin, kontrollin dhe mjekimin e pandemive në të ardhmen.

Baza gjendet në spitalin "Zhongnan" të Universitetit të Wuhan-it dhe pritet të përurohet pas tre vjetësh.

Ajo do të ketë 16 kate dhe një sipërfaqe ndërtimi më shumë se 120 mijë metra katrorë.

Sipas autoriteteve të spitalit, kjo bazë është një përgjigje ndaj urdhrit të qeverisë qendrore për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të emergjencave të shëndetit publik në vend.

Baza do të jetë spital për publikun në kohën normale, por do të përdoret për mjekimin e sëmundjeve infektive gjatë pandemive. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore