ShBA-ja dhe Kina, qëndrim të kundërt në përballimin e epidemisë

2020-05-21 15:49:08 CRI Komenti juaj Printoni

Deri më 18 maj, numri i të prekurve me COVID-19 në ShBA arriti në mbi 1.5 milionë, ndërsa numri i viktimave mbi 90 mijë.

Ish-presidenti amerikan Barak Obama vlerësoi se trajtimi i gjendjes epidemike nga Donald Trump-i është "një fatkeqësi e rrëmujëshme". Jo vetëm kaq, shtoi ai, por qeveria e Trump-it as nuk mendon të mbajë përgjegjësi për gjendjen e tanishme. Si erdhi kjo gjendje në ShBA?

Pak kohë më parë, ShBA-ja nuk përqëndrohej te parandalimi dhe kontrolli i epidemisë vendase, por nisën një luftë të opinionit publik kundër Kinës. Për disa muaj me radhë, Ushington-i ka përhapur të dhëna të rreme lidhur me COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe, çfarë ka bërë Kina?

Kina mbylli një provincë me mbi 50 milionë banorë dhe u kërkoi mbi 1 miliard qytetarëve të saj të karantinohen në shtëpi gjatë mbi 2 muajve. Pas përmirësimit të gjendjes epidemike, Kina filloi të ndihmojë vendet e tjera me pajisje e personel mjekësor dhe informacione kundër epidemisë. Në asamblenë vjetore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që përfundoi pak ditë më parë, presidenti kinez Xi Jinping u shpreh se Kina do të ofrojë 2 miliardë dollarë ndihmë ndërkombëtare brenda 2 vjetëve dhe do të dërgojë 46 ekipe mjekësore në vende afrikane për të dhënë ndihmë.

Në këto kohë krize, dy vende të mëdha botërore mbajnë qëndrime të kundërta, të cilat kanë sjellë rezultate të ndryshme.

Botës i nevojiten më shumë persona të virtytshëm dhe jo persona urrejtës. Përpjekjet e personave të virtytshëm nuk duhet të shkatërrohen!! (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore