Le të mos ngatërrojmë vendin e shpërthimit të epidemisë me origjinën e saj

2020-05-21 22:24:50 CRI Komenti juaj Printoni

Në librin "Politeia" të filozofit të lashtë grek Platoni ka një fabul: një grup robërish u ndodhën në një shpellë me fytyrë nga muri. Prapa tyre u ndez një zjarr, robërit nuk mund ta kthenin kokën, por panë vetëm hijet e flakëve në murin e shpellës dhe dëgjuan vetëm zhurma jashtë shpellës. Ata menduan se ajo që shihnin me sy dhe dëgjonin me veshë ishte e vërteta. Vetëm kur njëri prej tyre u lirua nga pranga dhe ktheu kokën, kuptoi se hijet në mur ishin vetëm një shfaqje, kurse zjarri është thelbi. Kur ky njeri guxoi të dilte nga shpella dhe pa diellin dhe botën, ai ishte i ndërgjegjshëm se sa i cekët kish qenë mendimi i mëparshëm. Por atij i erdhi keq që kur u orvat t'i përshkronte robërve të tjerë në shpellë gjërat që shihte dhe dëgjonte jashtë, ata nuk ia vunë veshin.

Ka një ngjashmëri mes gjendjes së tanishme pandemike të COVID-19 me "fabulën e shpellës" të Platonit.

Kur vendet e tjera njoftuan përhapjen e gripit në fund të vitit 2019 e në fillim të 2020-s, Kina e njoftoi e para OBSh-në pasi zbuloi në Wuhan një koronavirus të tipit të ri.

Sipas raportit të Qendrës Amerikane të Kontrollit e Parandalimit të Sëmundjes në fillim të shkurtit, vala e grpit 2019-2020 në këtë vend shkaktoi 19 milionë të infektuar si dhe të paktën 10 mijë viktima. Po gjatë kësaj periudhe, në Kinë u raportuan 17205 raste të konfirmuara me koronavirusin COVID-19 dhe 361 viktima.

Kur Kina ndau me botën të dhënat e epidemisë së koronavirusit të ri si dhe përvojat e saj në kontrollin e parandalimin e kësaj epidemie, ShBA-ja dhe disa vende evropiane i shpërfillën dhe e trajtuan vetëm si një "grip serioz". Këto vende panë vetëm vdekshmërinë jo shumë të lartë të koronavirusit të ri në Kinë si dhe rezultati i kontrollit relativisht të shpejtë të epidemisë në Kinë, por ato nuk kuptuan përpjekjet e qeverisë e popullit kinez në përballjen e epidemisë.

Kur përhapja e epidemisë tejkaloi parashikimin e qeverisë amerikane, disa politikanë amerikanë, duke shfrytëzuar statusin hegjemonik të mediave perëndimore në të drejtat e fjalës, nisën të manipulonin mendimet e popujve të botës. Ata ngatërruan vendin e shpërthimit të epidemisë me origjinën e epidemisë dhe u orvatën t'ja ngjisnin fajin Kinës.

Duke iu hedhur një vështrim historisë së pandemive në botë, origjina e pandemisë zakonisht nuk ishte e njëjtë me vendet e shpërthimit.

Në vitet 430-427 para erës sonë, murtaja në Athinë shkaktoi vdekjen e një të katërtës së popullsisë, por ajo, e para që u shënua më hollësisht në historinë e njerëzimit, nuk e kishte origjinën në Athinë e as në Greqi, por nga jugu i Etiopisë.

Piktura "Fitorja e Vdekjes" e Bruegel Pieter (shekulli i 16-të) përshkroi pamjen e tmerrshme të përhapjes së "Vdekjes së Zezë" në Evropë

Nga viti 1347 deri më 1353, "Murtaja e zezë" vrau 20-30 milionë evropianë, afro 1/3 e popullsisë së këtij kontinenti. Kjo epidemi nisi në Azinë Qendrore dhe si pasojë e luftës, u transmetua në Evropë nëpërmjet tregtarëve.

Në librat mbi historinë e ShBA-së përmendet një fakt që epidemitë përfshirë li-ja etj., që u përhapën ndër indianët dhe shkaktuan në fund zhdukjen e tyre, u transmetuan nga Evropa në kontientin amerikan.

Në vitin1612, evropianët që mbërritën në Amerikën e Veriut kaluan për herë të parë Ditën e Falënderimeve së bashku me banorët vendës. Gjatë shekujve 15-17, 90 % të banorëve vendës të Amerikës vdiqën nga "Epidemia e tokës së virgjër".

Historia përsëritet në mënyrë të habitshme. Nuk është hera e parë që politikanët amerikanë ngatërrojnë faktet.

Para mbi 100 vjetëve, edhe spanjollët u trajtuan të pabarabartë. Në vitin 1918, në kazermat në shtetin amerikan Kansas u shfaq epidemia, por ShBA-ja nuk e publikoi për strategjinë ushtarake. Më vonë, epidemia u transmetua në Evropë përmes ushtarakëve amerikanë dhe u përhap në vendet evropaine. Si vend asnjanës në Luftën e Parë Botërore, Spanja raportoi e para këtë epidemi, pra kjo pandemi e madhe, që buroi në ShBA dhe shkaktoi 1 miliardë të prekur dhe dhjetra milionë të vdekur, u quajt "Gripi Spanjoll".

Gjatë shpërthimit të "Gripit të Spanjoll", forcat tokësore amerikane krijuan spitalet e përkohshme karantinore në malin e shtetit Masaçuses, posaçërisht për ofecerë e ushtarë të prekur nga gripi. Një infermiere mbajti maskën, për parandalimin e përhapjen e virusit.

Në fakt, gjurmimi i burimit të epidemisë nuk është për fajësim, por kërkimin e origjinës së virusit dhe orbitën e zhvillimit të tij për studime shkencore, në mënyrë që të përballohen pandemitë e ardhshme. Por disa politikanë amerikanë orvaten ta mashtrojnë mbarë botën me shfaqje, duke fajësuar Kinën, e cila ishte e para që i ra këmbanës për të njoftuar botës për ekzistencën e një koronavirusi të tipit të ri.

Problemi qëndron në faktin se a është njeriu i tanishëm aq sylesh sa robërit në shpellë, përmendur në librin e Platonit mbi dymijë vjetë më parë? (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore