CMG: Pompeo, "virusi politik" që dëmton ShBA-në

2020-05-21 22:02:16 CRI Komenti juaj Printoni

Në një deklaratë të së mërkurës, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo uroi udhëheqësen e rajonit të Tajvanit Tsai Ing-wen për ardhjen e saj në fuqi si "presidente" për mandatin e dytë dhe pretendoi se ShBA-ja e Tajvani gëzojnë "partneritet".

Kjo ishte hera e parë gjatë disa dekadave që një kryediplomat uron haptazi për ardhjen në fuqi të një udhëheqësi të rajonit kinez. Ky veprim qesharak shkel rëndë parimin e 'Një Kine' dhe rregullat në tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane, duke ndërhyrë në çështjet e brendshme të Kinës. Ky provokim i hapur ndaj Kinës demaskoi edhe një herë psikologjinë e tij si "kumarxhi politik", që luan me interesat kombëtare të ShBA-së për përfitime politike vetjake.

Në komentin e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) thuhet se Tajvani ka qenë një gur shahu në dorën e disa politikanëve amerikanë për frenimin e Kinës. Në kohën kur ShBA-ja po lufton me COVID-19 dhe disa politikanë amerikanë vijojnë fabrikimin e kurtheve të reja për ta hequr peshën e fajit nga vetja, Pompeo nis të bëjë bujë duke prekur çështje si ajo e Tajvanit.

Në fakt, Pompeo e ka shumë të qartë se provokimi i parimit të "Një Kine", konsensusit të Komunitetit Ndërkombëtar, është i destinuar të dështojë, komentoi CMG-ja.

Në një artikull gazetës amerikane "Washington Post" vihet në dukje se skandalet të mëdha e të vogla të Pompeos kanë dëmtuar prestigjin e tij, i cili sa vjen dhe zbehet dita-ditës. Akuza pa dëshmi dhe teoria e konspiracionit e shndërruan Pompeo-n dhe ShBA-në në "karagjozë". Ai ka politizuar haptazi politikat e jashtme dhe kjo e bën sekretarin amerikan të Shtetit më të dobët në histori.

Në një raport të 20 majit në uebsajtin amerikan "Business Insider" thuhet se sipas një sondazhi në Gjermani, gjatë epidemisë 73% e gjermanëve kanë përshtypje më pak pozitive për ShBA-në. Ndërkohë, një sondazh në Itali tregon se përqindja e përkrahjes së italianëve ndaj ShBA-së ka rënë në 17%.

Kjo pasojë është derivat i "gënjeshtrave" të Pompeo-s, komentoi CMG-ja.

Mrekulli
Lajmet Kryesore