2020-05-21 21:49:41 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Robin Li Yanhong, shefi ekzekutiv i motorit më të madh të kërkimit në internet të Kinës, "Baidu", propozoi një projekt të mërkurën dhe bëri thirrje që qeveria kineze të punojë së bashku në administrimin e mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve që u mblodhën gjatë pandemisë COVID-19.
Në propozimin e tij për "Dy Sesionet" të enjten, miliarderi sugjeroi praninë e një mekanizmi për të mbrojtur të dhënat personale të mbledhura gjatë shpërthimit, duke pasur standarde në lidhje me mbledhjen, ruajtjen dhe përdorimin e tyre nën "rrethana të veçanta", dhe standardizimin e menaxhimit të të dhënave të qytetarëve për të zvogëluar rrezikun e rrjedhjes dhe abuzimit të të dhënave.
Kina ka përdorur të dhënat e mëdha, aplikacione dhe teknologji të tjera për të përshpejtuar gjurmimin e kontakteve për të frenuar shpërthimin. Ndërsa shumica e qytetarëve gëzojnë sigurinë publike, disa janë të shqetësuar për abuzimin e mundshëm të të dhënave të mbledhura gjatë epidemisë. (Albana)