Kina forcon zhvillimin e transportit

2020-05-20 11:13:14 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka marrë masa për të përmirësuar sektorin e transportit ndërmjet ndërtimit dhe uljes së kostove të logjistikës.

Investimet në asete fikse në transport arritën 3 trilionë juanë vitin e kaluar.

Investimet përfshijnë projekte të mëdha, si Aeroporti Ndërkombëtar Daxing i Pekinit dhe hekurudha me shpejtësi të lartë Pekin-Zhangjiakou.

Njëkohësisht, tarifat rrugore dhe portuale u zvogëluan për të rritur lëvizjen e mallrave.

Vitin e kaluar, pati përjashtime me vlerë mbi 80 miliardë juanë për sa u përket shpenzimeve logjistike në autostrada dhe rrugë ujore.

Kina po zhvillon gjithashtu teknologji të reja si autostradat inteligjente dhe shërbimet e të dhënave të mëdha. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore