Hapen këtë javë dy sesionet e Kinës

2020-05-20 10:40:41 CRI Komenti juaj Printoni

Sesionet vjetore të organit më të lartë ligjvënës dhe organit më të lartë këshillimor politik të Kinës do të hapen përkatësisht të enjten dhe të premten.

Sesionet e sivjetshme do të zhvillohen në një moment të rëndësishëm kur Kina po përpiqet të rigjallërojë ekonominë e saj, në kohën që përballet me efektet e koronavirusit.

Një nga pikat më të rëndësishme do të jetë publikimi i objektivave ekonomike të vendit për këtë vit.

Një tjetër detyrë kryesore për Kinën në vitin 2020 është realizimi i objektivit të saj për zhdukjen e varfërisë.

Rreth 5 000 delegatë do të mblidhen në Pekin për sesionet e Asamblesë Kombëtare Popullore dhe të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore