Eksperti: Kina ka bashkëpunuar ngushtë me OBSh-në në luftën kundër COVID-19

2020-05-20 10:27:05 CRI Komenti juaj Printoni

Një ekspert kinez thotë se vendi i tij ka ruajtur bashkëpunimin e gjithanshëm me Organizatën Botërore të Shëndetësisë që nga fillimi i shpërthimit të COVID-19.

Kryeepidemiologu i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Wu Zunyou shpjegon:

"Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës dhe Zyra e Përfaqësuesit të OBSh-së në Kinë kanë krijuar një kanal të rregullt komunikimi. Kina ka ftuar gjithashtu ekspertë të OBSh-së në qytetin Wuhan, dikur i goditur rëndë nga virusi, për vizita në terren në janar."

Wu Zunyou u shpreh se ekspertët kinezë kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në diskutimet e shkëmbimeve teknologjike ndërkombëtare mbi COVID-19, që janë mbajtur çdo javë nga agjencia shëndetësore e OKB-së.

Epidemiologu tha gjithashtu se Kina i informoi OBSh-në dhe vendet e tjera për shpërthimin e pneumonisë, shkaku i së cilës ishte i panjohur, më 3 janar.(Zhan Dian/Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore