2020-05-20 21:37:40 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të hënën, presidenti i ShBA-së Donald Trump publikoi në Twitter një letër ndaj sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus ku kërcënoi se kjo organizatë duhet të zhvillojë reformën thelbësore brenda 30 ditëve, përndryshe ShBA-ja do të ndalojë përgjithmonë financimin dhe do të marrë në konsideratë tërheqjen nga OBSh-ja.
Për shkak të dështimit në përballjen me COVID-19, politikanët amerikanë kanë gjetur pretekste për t'u shmangur nga përgjegjësia. Për ta, Kina, OBSH-ja, Bashkimi Europian dhe armiku politik vendas janë fajtorët e gjendjes epidemike. Veçanërisht për Kinën, politikanët amerikanë kanë përdorur shpifje të ndryshme për të përbaltur emrin e Kinës. Ata kritikuan se Kina nuk e ka publikuar në mënyrë transparente informacionin lidhur me epideminë dhe janë shprehur gjithashtu se virusi u prodhua në laboratorin e Wuhan-it duke kërkuar dëmshpërblim nga Kina.
Por, gënjeshtrat mbeten gënjeshtra dhe e vërteta del në fund. Para fakteve, shpifjet e politikanëve amerikanë vështirë se gjejnë përkrahje në arenën ndërkombëtare. Njëkohësisht pa marrë parasysh paralajmërimet për epideminë të bëra nga Kina e OBSH-ja, SHBA-ja humbi kohën e çmuar të parandalimit e të kontrollit duke shkaktuar tragjedinë e infektimit të mbi 1.2 milionë vetave dhe të vdekjes së mbi 91 mijë pacientëve në vend.
Në krahasim me politikanët amerikanë, në Asamblenë e 73-të të OBSH-së që sapo përfundoi, sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe udhëheqës të Gjermanisë, të Francës etj. shprehën përkrahjen e tyre të vendosur ndaj kësaj organizate. Ata theksuan se tani është koha e bashkimit dhe jo koha e shkatërrimit të bashkimit shumëpalësh. BE-ja shpalli gjithashtu shtimin e ndihmës me fonde për OBSh-në. (Fani)