Kongresi amerikan heton për përdorimin e fondeve të ndihmës

2020-05-19 16:08:41 CRI Komenti juaj Printoni

 

Të hënën, Komisioni i posaçëm i Mbikëqyrjes i Kongresit të ShBA-së, i cili përgjigjet për të mbikëqyrur përgjigjen e qeverisë federale ndaj epidemisë, publikoi një raport. Në këtë dokument thuhet se hetimi zbuloi se fondi i Thesarit prej 500 miliardë dollarësh, pjesë e paketës së ndihmës ekonomike prej 2 trilionë dollarësh të miratuar nga Kongresi në mars të këtij viti, është menaxhuar shumë dobët. Deri tani janë livruar vetëm 37.5 milionë dollarë.

Njoftohet se Departamenti i Thesarit ka krijuar pesë institucione kredie për dhënien e 454 miliardë dollarëve ndihmë financiare për ndërmarrjet shtetërore dhe pushtetin vendor, duke përfshirë një institucion që ofron kredi për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla. Sidoqoftë, nga hetimi doli se nga të gjithë huadhënësit e përcaktuar, vetëm një institucion kreditimi korporativ i tregut dytësor siguroi 37.5 miliardë dollarë fonde për blerjen e bonove korporative, ndërsa katër institucionet e tjera nuk kanë marrë fonde.

Përveç kësaj, Departamenti i Thesarit tha më parë se kreditë për industrinë e aviacionit nuk janë livruar. Nga 500 miliardë dollarët e fondit të vet, Departamenti i Thesaritka rezervuar 46 miliardë dollarë për të siguruar kredi dhe garanci kredie për industrinë e aviacionit, por hetimi zbuloi se as 46 miliardë dollarët nuk janë paguar.

Megjithëse Shtëpia e Bardhë dhe qeveria federale kanë bërë thirrje vazhdimisht për një rifillim ekonomik sa më shpejt të jetë e mundur, shumë kompani kanë njoftuar pushime nga puna dhe kanë paraqitur kërkesë për mbrojtje nga falimentimi në tetë javët e kaluara. Departamenti i Thesarit pothuajse nuk ka fonde të decentralizuara të ndihmës. Jo vetëm që njerëzit e zakonshëm janë të pakënaqur, por edhe politikanët e kritikuan Departamentin e Thesarit. Komiteti i Mbikëqyrjes i Kongresit gjithashtu bëri një varg pyetjesh ndaj Sekretarit të Thesarit Steven Mnuchin dhe kryetarit të Fed-it, Jerome Powell, në raportin e hetimit: "Si do ta përcaktoni alokimin e fondeve të kredisë?" "Kur do të japë kredi Departamenti i Thesarit?" Fatkeqësisht, deri tani, Departamenti i Thesarit nuk ka dhënë ndonjë përgjigje zyrtare për raportin. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore