2020-05-19 10:42:34 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina ka nxjerrë një direktivë për të përshpejtuar përmirësimin e ekonomisë socialiste të tregut.
Sipas dokumentit, Kina do të përsosë sistemin bazë me ruajtjen e rolit kryesor të pronësisë publike, duke nxitur zhvillimin e përbashkët të formave të ndryshme të pronësisë.
Nga direktiva kërkohet gjithashtu të minimizohen shpërndarja e drejtpërdrejtë e burimeve të tregut prej qeverisë dhe ndërhyrjet e saj në aktivitetet mikroekonomike.
Kina do të zgjerojë importet e mallrave e të shërbimeve në një përmasë të madhe, duke ulur nivelin e përgjithshëm të tarifave doganore dhe duke hequr pengesat tregtare jotarifore.
Ndërkohë, kufizimet ndaj investimeve të huaja jashtë listës negative do të hiqen tërësisht.
(Zhang Yan)