2020-05-19 09:50:48 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Banka qendrore e Kinës ka premtuar masa më të forta për të zvogëluar rrezikun financiar dhe për të mbështetur ekonominë reale.
Banka Popullore e Kinës thotë se do të shtojë përpjekjet për të stabilizuar tregun e punës dhe për të forcuar ekonominë reale.
Që nga shpërthimi i COVID-19, Kina ka rritur mbështetjen me politika monetare dhe fiskale për të ndihmuar bizneset që ndodhen në vështirësi.
Të dhënat zyrtare tregojnë se veprimtaria ekonomike e Kinës vazhdon ripërtërijten, por ende përballet me paqartësi dhe sfida nga përhapja globale e virusit.