Zhao Lijian: Australia duhet të heqë dorë nga politizimi i epidemisë

2020-05-19 21:17:01 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën, ministrja e Jashtme australiane Marise Payne u shpreh se shumë vende e përkrahën rezolutën lidhur me gjendjen epidemike të paraqitur nga Bashkimi Europian në Asamblenë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo ka shfaqur rëndësinë e propozimit "shqyrtimi i pavarur ndërkombëtar" të paraqitur nga Australia. Kjo është fitorja e bashkësisë ndërkombëtare dhe Australia është shumë e inkurajuar.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian u shpreh të martën se projekt-rezoluta lidhur me COVID-19 që po diskutohet në Asamblenë e OBSH-së përputhet me qëndrimin e Kinës dhe ka pasqyruar mendimet e gjera unanime të vendeve të ndryshme. Por, kjo rezolutë nuk është e njëjta gjë me të ashtuquajturin "shqyrtim i pavarur ndërkombëtar i gjendjes epidemike" të paraqitur nga Australia.

Zhao Lijian tha se Kina e përkrah zhvillimin e vlerësimit të gjithanshëm të punës globale në përballim të pandemisë pas marrjes nën kontroll në mbarë botën. Kësaj pune i nevojitet qëndrimi shkencor e profesional dhe duhet të zhvillohet nën drejtimin e OBSh-së dhe në mënyrë të barabartë. Ky është qëndrimi i gjithmonshëm i Kinës. Kina ka marrë pjesë aktivisht në konsultimet për projekt-rezolutën së bashku me vendet e ndryshme.

Zhao Lijian shtoi se projekt-rezoluta kërkon të përgjithësohen përvoja dhe mësimet në punën shëndetësore ndërkombëtare dhe nuk kërkon të zhvillojë hetimet mbi fajin e vendeve përkatëse. Australia duhet të heqë dorë nga politizimi i epidemisë dhe të kthehet në mendimet e gjera unanime të bashkësisë ndërkombëtare. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore