2020-05-19 19:20:15 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
"Le të bashkëpunojmë për të mbrojtur së bashku jetën e shëndetin e popujve të vendeve të ndryshme, për të mbrojtur së bashku botën e njerëzimit, për të krijuar së bashku bashkësinë e shëndetit të njerëzimit," tha të hënën presidenti kinez Xi Jinping në ceremoninë e hapjes së Asamblesë së 73-të të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nëpërmjet lidhjes me video. Në momentin kyç të luftës globale kundër epidemisë, Xi Jinping-u foli për përvojën e Kinës kundër epidemisë, paraqiti 6 propozime për forcimin e parandalimit e të ndalimit të epidemisë dhe shpalli 5 masa në nxitje të bashkëpunimit global kundër pandemisë.
Kjo është hera e dytë e paraqitjes së propozimeve për luftën kundër pandemisë nga presidenti Xi në arenën ndërkombëtare.
Në fjalimin e tij, Xi Jinping-u theksoi luajtjen e rolit udhëheqës të OBSh-së në luftën kundër pandemisë. Pas shpërthimit të COVID-19, disa politikanë amerikanë kanë sulmuar pandërprerë ndaj OBSh-së, bile shpallën ndalimin e ndihmës me fonde për këtë organizatë duke penguar rëndë bashkëpunimin global anti-pandemik. Presidenti Xi theksoi se përkrahja ndaj OBSh-së do të thotë përkrahje ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar kundër COVID-19 duke shpëtuar jetën. Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të shtojë përkrahje e ndihmë me fonde ndaj OBSH-së, sepse kjo është në favor të mbledhjes së burimeve globale për të arritur fitoren e kësaj lufte.
"Kur bashkimi të mposhtë ideologjinë, gjithçka është e mundur," tha sekretari i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë e hapjes. Edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe shumë udhëheqës shtetërorë shprehën me radhë përkrahjen e tyre ndaj multilateralizmit dhe dëshirën për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë.
Virusi nuk ka kufinj shtetërorë. Në kushtet e tanishme, vendet e ndryshme duhet të përjashtojnë egoizmin dhe paragjykimet. Vetëm bashkëpunimi mund ta mposhtë më shpejt pandeminë. Siç theksoi presidenti Xi: "Njerëzimi është bashkësi e fateve të përbashkëta dhe bashkimi është arma më e fuqishme." (Fani)