Kina kundërshton sanksionet amerikane kundër "Huawei"-t

2020-05-18 10:25:16 CRI Komenti juaj Printoni

Kina e ka nxitur ShBA-në të ndalojë menjëherë veprimet e gabuara dhe të krijojë kushte për zhvillimin normal të bashkëpunimit e të tregtisë .

Deklarata u bë nga Ministria e Tregtisë e Kinës, pasi Uashingtoni shpalli kontrolle të reja eksporti ndaj "Huawei"-t, për të kufizuar qasjen e gjigantit kinez të telekomunikacionit në teknologjinë e gjysmëpërçuesve.

Sipas Ministrisë, Kina do të marrë të gjitha masat e domosdoshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshme të ndërmarrjeve kineze.

Sipas kufizimeve të reja, kompanitë e huaja që përdorin pajisjet amerikane të prodhimit të mikroçipave duhet të marrin licensë nga ShBA-ja para se t'i ofrojnë "Huawei"-t mikroçipa të caktuara, ndërsa "Huawei" duhet të marrë licensa nga qeveria amerikane për të vijuar të marrë disa grupe mikroçipash ose të përdorë disa dizenjime të gjysmëpërçuesve që kanë të bëjnë me softuerë dhe teknologji amerikane.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore