Xi: Kina do të krijojë një qendër globale për përgjigje humanitare

2020-05-18 20:39:14 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti kinez Xi Jinping tha se Kina do të punojë me Kombet e Bashkuara për të ngritur një qendër globale për reagim humanitar në vend për të siguruar funksionimin e zinxhirëve të furnizimit anti-epidemik dhe nxitur "korridoret e gjelbërta" për transport dhe zhdoganim të shpejtë.

Presidenti kinez i tha këto në hapjen e Asamblesë së 73-të Botërore të Shëndetësisë përmes një lidhjeje me video.

Xi tha gjithashtu që Kina do të ofrojë një ndihmë prej 2 miliardë dollarësh gjatë dy viteve për përgjigjen ndaj COVID-19 dhe zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në vendet e prekura.

Presidenti kinez shtoi se zhvillimi dhe shpërndarja e vaksinës së COVID-19 në Kinë, kur të jetë gati, do të bëhet një e mirë publike globale. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore