2020-05-18 18:43:27 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina do të vazhdojë të zgjerojë qasjen në treg dhe të hapë sektorin e saj të shërbimeve, si pjesë e përpjekjeve për të mbajtur të qëndrueshëm investimet e huaja në mesin e pandemisë COVID-19.
Ministri i Tregtisë Zhong Shan tha se vendi do të mbështesë stimujt për të tërhequr investime të huaja në rajonet qendrore dhe perëndimore të vendit, si dhe bazat e vjetra industriale në rajonet verilindore.
Ministria gjithashtu do të përqendrohet në zbatimin e Ligjit për Investime të Huaja, krijimin e një mjedisi të drejtë dhe konkurrues tregu për investitorët e huaj. (Albana)