Studiuesit kinezë identifikojnë antitrupa shumë të fuqishëm neutralizues kundër COVID-19

2020-05-18 18:39:00 CRI Komenti juaj Printoni

Studiuesit kinezë kanë identifikuar me sukses antitrupa neutralizuese shumë të fuqishme kundër koronavirusit të ri COVID-19.

Ata e bënë zbulimin nga plazma konvaleshente përmes renditjes së një qelize të vetme.

Ekipi hulumtues mblodhi kampionë gjaku nga mbi 60 pacientë konvulsivë dhe përzgjodhi 14 antitrupa shumë të fuqishëm neutralizues.

Eksperimentet te kafshët treguan se antitrupi më i fuqishëm uli ngarkesën e virusit me mbi 2 mijë herë dhe mbrojti minj të shëndetshëm nga infektimi.

Antitrupat neutralizues gjenerohen nga sistemi imunitar i njeriut dhe mund të parandalojnë në mënyrë efektive viruset nga infektimi i qelizave. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore