2020-05-18 10:11:50 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autoritetet thonë se që nga marsi i këtij viti, Kina ka eksportuar një sasi të madhe materialesh mjekësore, duke përfshirë afro 51 miliardë maska, për të mbështetur luftën globale kundër pandemisë së COVID-19.
Zyrtarët doganorë të Kinës thonë se gjatë së njëjtës periudhë janë eksportuar gjithashtu 216 milionë kostume mbrojtëse, 81 milionë syze, 26 milionë termometra me rreze infra të kuqe dhe një miliard palë doreza kirurgjikale, së bashku me kuti testimi për COVID-19 për 162 milionë njerëz dhe 72 700 ventilatorë.
Ata shtuan se Kina do të vazhdojë të forcojë kontrollin e cilësisë së materialeve të eksportit për parandalimin dhe kontrollin e pandemisë dhe të intensifikojë goditjen e veprimeve të paligjshme, për të siguruar një eksport të rregullt të materialeve antipandemike.(Zhan Dian)