Media kryesore botërore kritikon Pompeo-n

2020-05-16 14:16:35 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, mediat kryesore botërore kanë kritikuar sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo.

Çfarë ka bërë ai?

Sipas statistikave, që kur mori postin e kreut të diplomacisë amerikane, 80 % e deklaratave të Pompeo-s në uebsajtin zyrtar të qeverisë amerikane janë kundër Kinës. Gjatë epidemisë, fjalët e tij janë fokusuar në tre fusha: "Teoria e konspiracionit për origjinën e virusit", "Hipoteza e mbulimit të epidemisë" dhe "Teoria e përgjegjësisë së Kinës".

Epidemia në ShBA shpërtheu në mars dhe deklaratat e Pompeo-s kundër Kinës arritën kulmin në prill, gjithsej 28 të tilla, pothuajse një në ditë. Ato synojnë të hedhin baltë ndaj Kinës për të shkarkuar përgjegjësinë nga vetja.

Fjalët e Pompeo-s që hedhin baltë ndaj Kinës, kanë shkaktuar vëmendjen e mediave kryesore botërore dhe numri i njoftimeve mbi to u rrit shumë.

Në median amerikane, "Washington Post", CNN dhe "Politico" kanë shumë kritika ndaj Pompeo-s, duke përfshirë ati nga ekspertë mjekësorë, kolegë qeveritarë, analistë etj.

Gazeta amerikane "The Hill" mblodhi kritikat nga fusha të ndryshme ndaj Pompeo-s në një shkrim me titullin "Pompeo, qeni i Trump-it kundër Kinës mbi epideminë e koronavirusit të ri", ku thuhet se fjalët e Pompeo-s kundër Kinës janë lojëra politike për të kontrolluar reagimet brenda ShBA-së mbi parandalimin dhe kontrollin e dobët të epidemisë nga qeveria e Trump-it.

Gazeta amerikane "New York Times" njoftoi më 17 prill se strategjia është e qartë: "Nga prania e madhe e deputetëve të Partisë Republikan në 'Fox News' dhe reklamat e reja nga Komiteti i Veprimit Politik i Trump-it deri te kritikat e ashpra të Trump-it në median shoqërore... Partia Republikane dëshiron t'ia hedhë përgjegjësinë Kinës për të zhvendosur vëmendjen e njerëzve që kritikojnë masat e qeverisë amerikane kundër epidemisë."

Gazeta australiane "The Sydney Morning Herald" njoftoi se ish-ministri i Jashtëm i Australisë Gareth Evans është shprehur që shpërfillja ndaj vlerësimit të shërbimeve informative dhe fjalët mbi laboratorin e Wuhan-it do të jenë një gozhdë tjetër në arkivolin e reputacionit ndërkombëtar të ShBA-së.

Gazeta angleze "The Times" u shpreh nga ana e saj se Pompeo tha se kishte "shumë prova" që virusi vinte nga një laborator në Wuhan. Por kur dikush i kujtoi atij që agjencitë amerikane të zbulimit publikuan një raport javën e kaluar me përmbajtje të kundërt, ai u përgjigj: "Po. Jam dakord me këtë".

Ndërsa gazeta franceze "Le point" theksoi se Pompeo tha se virusi vinte nga gabimet e punonjësve të laboratorit në Wuhan. Por a ka ai dëshmi? Jo.

Në një koment të CMG-së thuhet se tani epidemia e koronavirusit të ri në ShBA nuk po kontrollohet mirë. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo nuk kujdeset për sigurinë e jetës së njerëzve, por përpiqet t'ia ngarkojë përgjegjësinë të tjerëve, gjë që do të dëmtojë imazhin dhe besueshmërinë e ShBA-së. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore