Xi: Kina mbështet rolin e OKB-së e OBSh-së në bashkëpunimin global kundër epidemisë

2020-05-16 09:43:22 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping tha të premten se Kina mbështet fuqimisht OKB-në dhe OBSh-në të luajnë rolin e tyre të duhur në bashkëpunimin ndërkombëtar kundër pandemisë së COVID-19.

Në një bisedë telefonike me kryeministrin hungarez Viktor Orban, Xi theksoi se Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Hungarinë dhe anëtarët e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare për të realizuar në mënyrë efektive parandalimin e kontrollin e pandemisë dhe për të frenuar me vendosmëri përhapjen e saj.

Xi shprehu shpresën se do të takohet me Orban-in sa më parë pas pandemisë, për t'i ngritur marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Hungari dhe bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në nivele më të larta.

Presidenti Orban, nga ana e tij, e përgëzoi popullin kinez për vënien nën kontroll me sukses së epidemisë së COVID-19 nëpërmjet përpjekjeve të mëdha.

Ai shtoi se populli hungarez nuk do ta harrojë dhe është thellësisht mirënjohës për ndihmën e Kinës kundër sëmundjes, duke përfshirë furnizimet mjekësore për të cilat nevoja ishte urgjente.

Hungaria do të vazhdojë si gjithmonë të mbështetë dhe të marrë pjesë në bashkëpunimin midis vendeve të Europës Qendrore e Lindore e Kinës. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore