Mbi 7 500 veta vendosen nën vëzhgim mjekësor në qytetin verilindor kinez

2020-05-15 10:39:34 CRI Komenti juaj Printoni

Më shumë se 7 500 veta në qytetin Shenyang të Kinës Verilindore janë vënë nën vëzhgim mjekësor dhe po i nënshtrohen testimit të acidit nukleik për COVID-19.

Masa pason forcimin nga autoritetet vendore të reagimit të tyre ndaj epidemisë së koronavirusit, pasi në qytet kohët e fundit u raportuan tre raste të konfirmuara.

Një rast, i raportuar më 10 maj, besohet se ka lidhje me rastet e konfirmuara në Shulan, një qytet në provincën Jilin.

Autoritetet në qytetin verilindor të Jilin-it, i cili administron Shulan-in, kanë miratuar disa masa të rrepta shtesë për të frenuar përhapjen e epidemisë COVID-19, duke përfshirë pezullimin e të gjitha shërbimeve të autobusëve turistikë dhe zbatimin e menaxhimit të mbyllur për të gjitha lagjet e banimit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore