2020-05-15 19:52:21 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se retorika e Shtëpisë së Bardhë për Kinën është një "devijim" nga gabimet e veta në trajtimin e shpërthimit të koronavirusit.
Demokratja nga Kalifornia vuri në dukje se tani fokusi i vendit duhet të jetë në plotësimin e nevojave të popullit amerikan.
Vërejtjet e Pelosi erdhën ndaj sfondit që disa zyrtarë të administratës së Trump-it po "shesin" një teori konspiracioni të demaskuar se koronavirusi e kishte origjinën në një laborator kinez, pavarësisht konsensusit të gjerë shkencor që virusi nuk ishte prodhuar nga njeriu dhe nuk është i modifikuar gjenetikisht.
Duke marrë parasysh këtë çështje, Pelosi tha se është urgjente dhe e nevojshme për të "gjurmuar origjinën e një pandemie të tillë shkencërisht dhe jo politikisht". (Albana)