2020-05-14 21:30:34 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Profesori Zheng Yongnian pranë Institutit të Studimeve të Azisë Lindore të Universitetit Kombëtar të Singaporit botoi një analizë për performancat e vendeve kryesore në betejën kundër COVID-19. Ai vuri në dukje se arsyeja kryesore e dështimit të përballjes së palës amerikane është vendosja e interesave politike mbi shkencën.
Profesori Zheng Yongnian
Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës bëri një koment, duke mbështetur këtë konkluzion me fakte të pamohueshme.
Sipas komentit, që nga fillimi i shpërthimit të epidemisë, autoritetet amerikane injoruan alarmet e lëshuara nga agjencitë e inteligjencës, ekspertët e shëndetit publik, OBSh-ja dhe Kina, duke humbur kohën e vyer për vënien nën kontroll të përhapjes së virusit. Në janar, Helen Y. Chu, profesoresha asociuar për mjekësi, alergji dhe sëmundje ngjitëse në ShBA paralajmëroi për rrezikshmërinë e virusit, por asaj iu kërkua të mos fliste. Në të njëjtin muaj, Rick Bright, drejtor i atëhershëm i Autoriteteve të Studimeve dhe të Zhvillimit Biomjekësor të ShBA-së lëshoi alarmin në shumë mbledhje me funksionarë të autoriteteve për mundësinë e mungesës së materialeve mjekësore mbrojtëse. Ai kundërshtoi njëkohësisht promovimin e terapisë së paprovuar shkencërisht me ilaçin hydroxychloroquine. Por nën presionet e zyrtarëve administrativë, Bright u shkarkua nga posti.
Shtëpia e Bardhë la nën hije udhëzimin e paraqitur nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve për hapjen graduale të vendeve publike, duke insistuar të rinisë menjëherë ekonominë, pavarësisht thirrjes së ekspertëve si epidemiologu Anthony Fauci.
Por, pse autoritetet politike amerikane vendosin të mos i binden zërave të shkencës dhe të arsyes?
Në komentin e CMG-së vihet në dukje se veprimet e tilla që duken "të çmendura" burojnë nga shqetësimet e Uashingtonit për dështimin e zgjedhjeve të sivjetshme që mund të shkaktohen nga recesioni ekonomik.
Por, përveç pakësimit me dashje të rrezikshmërisë së epidemisë, autoritetet amerikane po çorientojnë opinionin publik, duke fajësuar OBSh-në dhe Kinën.Liderët amerikanë, duke shpërfillur mendimet unanime të arritura në qarqet shkencore, politizojnë me keqdashje çështjen epidemike dhe fabrikojnë shpifje se virusi vjen nga laboratori në Wuhan.
Sipas komentit, pala amerikane po ndërhyn në projektet studimore normale midis shkencëtarëve të vendit me homologët kinezë, duke penguar bashkëpunimin kërkimor ndërkombëtar. Për shembull, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë i ShBA-së deklaroi ndërprerjen e financimit ndaj një organizate jofitimprurëse mbi bashkëpunimin me Institutin e Studimeve Virologjike të Wuhanit. Lidhur me këtë, Dennis Carrol, përgjegjësi i Projektit Global i Gjenomeve Virale, vuri në dukje se ky veprim hapi një nisje të keqe për ndërhyrjen politike në çështjen shkencore. Sipas tij, kjo vërteton se qeveria amerikane, për interesat politike egoiste, po dëmton studimet me rëndësi jetike.
"Epidemia është një pasqyrë që mishëron mendimet e forcave qeverisëse. Në shoqërinë amerikane, ku lavdërohet fryma shkencore, shkenca dhe arsyeshmëria po sabotohen nga politikanët, jeta dhe siguria e shtetasve po manipulohen nga fuqia egosite politike. Kjo është një tragjedi e vërtetë", kështu mbyllet komenti i CMG-së.