2020-05-14 21:24:08 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Përfaqësuesi i OBSh-së në Kinë Gauden Galea vlerësoi kontributin dhe thirrjen e një grupi nxënësish të shkollës së mesme në Wuhan për solidaritetin botëror kundër virusit.
Të premten e kaluar, njoftimet mediatike për një letër drejt përfaqësuesit të OBSh-së në Kinë nga disa nxënës në Wuhan tërhoqi vëmendje të lartë.
Në letër, nxënësit e vitit të parë të grupit 702 të shkollës së mesme Xuguang në qytetin Wuhan, pasi bënë dhurime nga paratë e xhepit, bënë thirrje për solidaritetin dhe bashkëpunim ndërkombëtar në luftën globale kundër COVID-19.
"Ne jemi e ardhmja e botës. Pa dyshim, është edhe përgjegjësia jonë të mbrojmë të ardhmen e botës", shkruan në letër kujdestari i klasës Yan Cheng.
Pasi marrjes së letrës, dr. Galea ktheu përgjigje përmes një letre në gjuhën kineze. Në vijim letra e plotë.
Të dashur nxënës të shkollës Xuguang:
Përshëndetje!
Ju falënderoj për letrën me fjalë të ngrohta. Në këtë moment të vështirë, unë dhe kolegët e mi në zyrën e përfaqësimit të OBSh-së në Kinë jemi prekur shumë për këtë dhuratë të bukur. Letra juaj është simbol i shpresës dhe i bashkimit, të cilat janë pikërisht ato që kërkohen më shumë gjatë kësaj beteje të botës.
Letra juaj më ra në dorë pikërisht në përvjetorin e dytë të qëndrimit tim në Kinë si përfaqësues i OBSh-së. Nuk mund të gjej mënyrë më të mirë në kujtim të kësaj dite. Kjo letër më kujton shumë homologë kinezë që takova dhe bashkëpunova gjatë dy vjetëve të fundit, të cilët janë punonjës të shëndetit publik që përkushtohen për shëndetin dhe sigurisë. Jam shumë krenar për luftimet që kemi kaluar së bashku, sidomos pas shpërthimit të epidemisë COVID-19.
Letra juaj më kujton gjithashtu edhe shumë banorë të tjerë kinezë, nga të cilët kam marrë gjithmonë miqësi dhe dashamirësi.
Përballja e kësaj epidemie është sfidë për secilin prej nesh. Por, kjo ka pasqyruar shumë virtyte të popullit kinez, duke përfshirë këmbënguljen, dashamirësinë dhe bujarinë. Shumë njerëz si ju në Kinë, janë gati gjithmonë të shtrijnë një dorë ndihme ndaj vendeve të tjera.
Tani, grupi im dhe partnerët e bashkëpunimit po bëjmë përpjekje për të fituar një perspektivë më të mirë. Letra juaj na ka sjellë shpresë që na bind se nëse bashkojmë duart me të rinjtë si ju, do të krijojmë pa dyshim një të ardhme më të bukur!
Xhaxhi Galea
08/05/2020