Kinë: Zyrtarët qeveritarë do të marrin pjesë me lidhje video në dy sesionet

2020-05-14 10:08:58 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët kryesorë të departamenteve të kabinetit kinez zakonisht ndodhen të pranishëm në sallë pa të drejtë vote gjatë sesioneve vjetore të organit më të lartë ligjvënës dhe organit këshillimor politik të vendit.

Por sivjet, për shkak të masave të marra për të parandaluar COVID-19, ata do të marrin pjesë nëpërmjet telekonferencës.

Në një mbledhje ekzekutive të Këshillit të Shtetit, të kryesuar nga kryeministri Li Keqiang, u vu në dukje se, duke marrë parasysh rrethanat e veçanta të tanishme, është e nevojshme të ndiqen mënyra të reja se si zyrtarët qeveritarë i dëgjojnë komentet dhe sugjerimet.

Sesionet do të zhvillohen javën tjetër, pas shtyrjes për më shumë se dy muaj për shkak të pandemisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore