2020-05-12 16:10:56 | CRI | Komenti juaj | ![]() | Printoni |
Më 11 maj, presidenti kinez Xi Jinping bëri një vizitë inspektimi në provincën Shanxi të Kinës Veriore. Në fillim, ai vizitoi qytetin Datong për t'u njohur me masat e zbutjes e varfërisë. Pasditen e po së njëjtës ditë, presidenti Xi Jinping vizitoi bazën e mbjelljes së "zambakëve të ditës", një lule që përdoret në kulinari, por edhe në Mjekësinë Tradicionale Kineze.
Yunzhou ishte një distrikt i varfër i qytetit Datong, por vitet e fundit me shtimin e bazave të mbjelljes së zambakëve të ditës janë shtuar edhe të ardhurat e fshtarëve lokalë.
Pasditen e 11 majit, presidenti Xi bisedoi me disa fermerë që po kultivonin token, të cilët pohuan se vitet e fundit, cilësia e zambakëve ditore ka ardhur duke u përmirësuar, duke garantuar sasi dhe çmim të mirë për shitje. Shumë fshatarë të varfër gjeneruan të ardhura të mira falë kultivimit të kësaj bime. Xi Jinping u gëzua pa masë nga këto arritje dhe tha se zambaku duhet të bëhet "bima e artë" për zbutjen e varfërisë së masave popullore.
"Zambaku i ditës është një një bimë me ecuri të mirë. Duhet ta mbrojmë dhe ta zhvillojmë më tej këtë bimë, e cila mund t'i sjellë popullit më shumë të ardhura."
Pas largimit nga plantacionet e zambakëve të ditës, presidenti Xi vizitoi fshatin e ri "Fang Cheng", i cili është formuar nga bashkimi i dy fshatrave.
Në këtë fshat u zhvendosën 196 familje me 412 veta, 77 prej të cilave ishin familje të varfra. Pas formimit të këtij fshati, fermerët janë inkurajuar për të kultivuar zambakun e ditës, por edhe bimë të tjera. Deri në fund të vitit të kaluar, të gjitha familjet e këtij fshati kanë përfituar të ardhura mbi nivelin e varfërisë.
Xi Jinping ndaloi në familjen e fshatarit Bai Gaoshan, i cili e njohu presidentin me ndryshimet e mëdha të familjes së tij pas zhvendosjes në këtë fshat. Ai u shpreh mirënjohës për mundësimin e një jete të sotme të lumtur. Xi Jinping i tha se synimi i Partisë Komuniste kineze është lumturia dhe begatia e popullit.
(Xu Guang)