Wuhani do të testojë 11 milionë banorët për COVID- 19

2020-05-12 21:29:52 CRI Komenti juaj Printoni

Qyteti kinez i Wuhan-it njoftoi planin për të testuar të gjithë 11 milionë banorët në 10 ditët e ardhshme.

Vendimi i ri erdhi pasi në këtë qytet, ku u shfaq fillimisht virusi, pati gjashtë raste të reja me COVID-19 të cilat u zbuluan në një lagje banimi fundjavën që kaloi.

Para kësaj, qyteti nuk kishte raportuar asnjë rast të ri të konfirmuar për 35 ditë rresht.

Deri tani, komuniteti i prekur në Qarkun Dongxihu ka përfunduar testimin e të gjithë banorëve.

Ndërkohë, përgatitjet e testimit po zhvillohen në të gjithë qytetin.

Peng Jing, një punonjëse e komunitetit në Wuchang District, tha se është hartuar një plan fillestar.

"Ne jemi duke planifikuar që së pari të bëjmë teste mbi pacientët e shëruar nga COVID-19, rastet e dyshuara, kontaktet e tyre të ngushta, njerëzit që kanë temperaturë, personat mbi 60 vjeç dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike."

Plani i testimit vlen për të gjithë banorët e përhershëm dhe ata të zhvendosur, por përparësi do kenë lagjet e populluara më shumë.

Hou Xiaoli nga Qendra e Testeve Shëndetësore në Wuhan tha se stafi mjekësor është angazhuar plotësisht për përmbushjen e misionit të ri.

"Qendra jonë mund të kryejë mbi 1000 teste në ditë. Ne gjithashtu mund të marrim mbështetje nga departamenti klinik i Spitalit Wuhan Nr.1. Kjo do të rrisë numrin e testeve tona ditore në mbi 2000."

Megjithëse Kina e ka nën kontroll koronavirusin, po bëhen përpjekje të mëdha për të shmangur një valë të dytë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore