CMG-ja:Politikanët amerikanë po sjellin fatkeqësi

2020-05-12 21:26:58 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, në një intervistë për CNN-in, ish-ambasadori i ShBA-së në Kinë Max Baucus u shpreh se tani qeveria amerikane i përmbahet qëndrimit antikinez. Ai nënvizoi se shumë amerikanë e dinë që kritika ndaj Kinës është e papërgjegjshme, por ata nuk guxojnë të flasin hapur për këtë pikëpamje. Duket sikur rrota e historisë është kthyer prapa në periudhën e McCarthyism-it.

Periudha e McCarthyism-it i drejtohet epokës së errët të përhapjes së politikës ekstreme në ShBA në shekullin e 20-të. Atë kohë, mccarthy-stët nisën rrymën antidemokratike nëpërmjet shtrembërimit të fakteve, të shpifjeve etj. duke krijuar tragjedi politike në historinë e ShBA-së.

Sot disa politikanë amerikanë antikinezë vazhdojnë të errësojnë imazhin e Kinës për t'u shmangur nga përgjegjësia e paaftësisë në përballim të epidemisë COVID-19. Tani numri i rasteve të konfirmuara të COVID-19 në ShBA ka arritur në afro 1 milion e 350 mijë, ndërsa numri i viktimave mbi 80 mijë. Në të njëjtën kohë, muaji prill ishte ogurzi për punësimin në ShBA, ku humbën punën 20.5 milionë vetë. ShBA-ja po përjeton një krizë ekonomike të pashembullt.

Ish-drejtori i departamentit të politikës ekonomike e të biznesit të Londrës John Ross vuri në dukje se qëndrimi i gjithmonshëm antikinez do ta nxisë Perëndimin drejt fatkeqësisë së rënies. Nën ideologjinë primitive të Luftës së Ftohtë, menjëherë pas shpërthimit të epidemisë, qeveria amerikane nuk mori parasysh informacionet përkatëse dhe paralajmërimin nga Kina, por i udhëzoi qytetarët amerikanë se COVID-19 është vetëm një grip dhe ishte e panevojshme mbajtja e maskave.

Krenaria dhe paragjykimi i "vodhën" kohën e çmuar ShBA-së për marrjen nën kontroll të epidemisë. Edhe në zymtësinë e kësaj periudhe të pandemisë, politikanët amerikanë mëtojnë përbaltjen e Kinës për t'u arratisur nga përgjegjësia.

Zhvillimi mbi 40 vjeçar i marrëdhënieve kino-amerikane ka konfirmuar se bashkëpunimi është e vetmja zgjedhje e drejtë mes dy palëve. Në fushën e betejës kundër pandemisë, Kina dhe ShBA-ja janë bashkëluftëtare dhe jo kundërshtare. Kina nxit gjithmonë bashkëpunimin me ShBA-në, por politikanët amerikanë veprojnë kundër duke sjellë fatkeqësi. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore