ShBA-ja planifikon kufizime të reja ndaj vizave për gazetarët kinezë

2020-05-11 18:57:00 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian shprehu pakënaqësi dhe kundërshtim të fortë ndaj planit të administratës së Trump-it për pakësimin e periudhës së qëndrimit të gazetarëve kinezë në Shtetet e Bashkuara. Ai i kërkoi ShBA-së të reflektojë ndaj këtij vendimi, në të kundërt Kina do të ndërmarrë kundërmasa.

Mësohet se më 8 maj, Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme deklaroi se periudha e qëndrimit për gazetarët nga Kina brenda Shteteve të Bashkuara nuk do të kalojë 90 ditë, duke shtuar se masa e re synon forcimin e ekuivalencës midis ShBA-së dhe Kinës.

Në këtë drejtim, Zhao Lijian tha në një konferencë të rregullt për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme se pala amerikane vazhdon të përshkallëzojë shtypjen e saj politike ndaj mediave kineze nën pretekstin e të ashtuquajturës "ekuivalencë", e cili do të ndërhyjë seriozisht në veprimtaritë normale të mediave kineze në ShBA.

"Dialektet amerikane duhet të quhen ekuivalencë, por shumica e periudhës së vlefshmërisë së lejes së gazetarëve amerikanë dhe lejeqëndrimit të tyre në Kinë është një vit. Sipas rregullave të reja amerikane, lejeqëndrimi i gazetarëve të mediave kineze në Shtetet e Bashkuara nuk duhet të kalojë periudhën 90 ditore. A është kjo ekuivalencë? Një ShBA që ka trumbetuar gjithmonë lirinë e shtypit dhe ruajtjen e transparencës mediatike pse trembet kaq shumë nga raportimet e medias kineze? E ashtuquajtura "ekuivalencë" e ShBA-së është në thelb paragjykim, diskriminim dhe përjashtim ndaj mediave kineze."

Zhao Lijian theksoi se Kina kërkon që ShBA-ja të korrigjojë sa më parë gabimet e saj, përndryshe Kina do të duhet të ndërmarrë kundërmasa.

Në dhjetorin e vitit 2018, ShBA-ja kërkoi nga agjencitë përkatëse të mediave kineze në Shtetet e Bashkuara të regjistroheshin si "agjentë të huaj". Që nga viti 2018, ShBA-ja ka refuzuar të nënshkruajë më shumë se 20 gazetarë kinezë pa arsye. Në shkurt të vitit 2020, Shtetet e Bashkuara listuan pesë agjenci kineze të mediave në Shtetet e Bashkuara si "misione të huaja", dhe më pas miratuan masa për të kufizuar numrin e pesë agjencive mediatike në Shtetet e Bashkuara, duke "shpërndarë" 60 gazetarë të mediave kineze.(Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore