2020-05-11 11:05:39 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Italia ka regjistruar numrin më të vogël ditor të vdekjeve nga koronavirusi dhe të rasteve të reja të infektimeve në më shumë se dy muaj.
165 vdekje janë regjistruar të shtunën, shifra më e ulët që nga 9 marsi.
Po ashtu, ka pasur 802 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit, numri më i ulët që nga 6 marsi.
Më shumë se 30 500 veta kanë vdekur për shkak të COVID-19 në Itali dhe mbi 219 000 janë prekur nga virusi.
Italia ka filluar të lehtësojë kufizimet e vendosura më 10 mars, pasi përhapja e virusit duket se po ngadalësohet. (Çang Çuo)