Nis shërbimi i ri i trenave të mallrave midis Kinës dhe Evropës

2020-05-11 10:59:23 CRI Komenti juaj Printoni

Ka filluar një shërbim i ri i trenave të mallrave Kinë-Evropë, që lidh Dongguan-in, një qytet i provincës Guangdong të Kinës, dhe Vilniusin, kryeqytetin e Lituanisë.

Menaxheri i përgjithshëm i Kompanisë Logjistike të Dongguan-it Yao Xiaoxiong thotë se nga ky shërbim i ri do të përfitojnë kompanitë prodhuese vendore:

"Ai do të shërbejë si një kanal i madh për kompanitë prodhuese në Zonën e Madhe të Gjirit dhe do të promovojë lidhjen midis kësaj zone e vendeve përgjatë 'Një brez, një rrugë'."

Trenat do të kalojnë nga Kazakistani, Rusia dhe Bjellorusia dhe do të mbërrijnë pas 16 ditësh në Vilnius. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore