2020-05-11 10:36:09 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Panairi i Import-Eksportit i Kinës i këtij viti, i njohur edhe si Panairi i Guangdong-ut, do të heqë tarifat e ekspozimit për ndërmarrjet.
Edhe platformat e tregtisë elektronike ndërkufitare që marrin pjesë në veprimtaritë e lidhura me këtë panair, do të përjashtohen nga tarifat.
Autoritetet kanë ulur tarifat e ekspozimit për shumë edicione të Panairit të Guangdong-ut, për të lehtësuar trysninë mbi firmat, duke u kursyer atyre më shumë se 2 miliardë juanë.
Edicioni i sivjetshëm do të zhvillohet në internet muajin e ardhshëm.