Ekspertët: Dëbimet nga ShBA-ja mund të përhapin më tej COVID-19 në Amerikën Latine

2020-05-11 11:05:49 CRI Komenti juaj Printoni

Dëbimi nga qeveria amerikane i emigrantëve të paligjshëm në vendet e Amerikës Latine, pa marrë masat e duhura, ka ngjallur shqetësime.

Analistët thonë se autoritetet amerikane nuk i testojnë të gjithë emigrantët para se t'i dëbojnë ata, edhe pse janë zbuluar shpërthime të COVID-19 në qendrat e paraburgimit.

Dr. Felipe Lobelo, epidemiolog dhe profesor i asociuar i shëndetit global në Shkollën e Shëndetit Publik "Rollins" të Universitetit "Emory", thotë:

"Virusi gjendet kudo dhe nuk respekton kufijtë ose statusin e imigracionit. Ajo që më shqetëson më shumë, është se praktika e qeverisë amerikane për të grumbulluar imigrantët dhe për t'i futur ata në mjediset e paraburgimit, që ne e dimë se janë në kushte shumë të këqija, do të përhapë transmetimin e virusi. Më shumë njerëz do të rrezikohen."

Amerika Latine deri më tani ka raportuar mbi 300 mijë raste të konfirmuara të COVID-19.

Mrekulli
Lajmet Kryesore