Devotshmëria e Xi Jinping-ut ndaj nënës

2020-05-10 14:32:49 CRI Komenti juaj Printoni

Në zyrën e presidentit kinez Xi Jinping gjenden të vendosura disa fotografi të prindërve e të të afërmve të tij. Ndër to, një fotografi e shëtitjes së bashku me nënën ka tërhequr vëmendjen e gjerë.

Prindërit janë mësuesit e parë të fëmijëve. Në fëmijërinë e tij, nëna i tregoi Xi Jinping-ut historinë e besnikërisë ndaj atdheut të heroit kombëtar kinez Yue Fei. Që nga ajo kohë, "shërbimi me besnikëri ndaj atdheut" u bë objektivi i përjetshëm i Xi Jinping-ut.

Prindërit e Xi Jinping-ut janë revolucionarë të brezit të vjetër të Kinës. Nëna e tij Qi Xin mori pjesë në luftën kundër agresorëve japonezë në moshë të re. Ajo ka thënë: "Si prindër, ne duhet t'i mësojmë fëmijët me moral të shëndoshë që në vogëli, me qëllim që ata të rriten të shëndetshëm dhe t'i shërbejnë atdheut kur të rriten."

Megjithëse ka qenë bashkëshortja e zv.kryeministrit kinez, Qi Xin ka ruajtur gjithmonë zakonet e një jete të thjeshtë dhe nuk ka kërkuar asnjëherë kushte më të mira jetese për veten dhe familjen e vet. Ajo kujdesej vetë për fëmijët, duke bërë njëkohësisht siç duhet punën e vet. Qi Xin u kërkonte gjithmonë fëmijëve t'i bënin mirë punët e tyre, pavarësisht prej vështirësive e lodhjes. Xi Jinping-u i mban mend gjithmonë porositë e nënës. Ai i kushton shumë rëndësi familjes, njëkohësisht përkushtohet me tërë shpirtin në punë. Xi Jinping-u e përcaktoi realizimin e jetës së bukur për çdo familje si objektivin e punës së vet. "Ideja ime e qeverisjes është shërbimi popullit dhe mbajtja e përgjegjësisë së duhur," tha ai.

Si një udhëheqës, Xi Jinping-u ka vështirësi të takohet me familjarët e të afërmit me rastin e festave dhe të pushimeve. Në Festën e Pranverës të vitit 2001, nëna e vet Qi Xin i telefonoi Xi Jinping-ut, që atëherë ishte guvernator i provincës Fujian. Ajo i tha të birit: "Bërja siç duhet e punës është devotshmëri ndaj familjes, kjo është përgjegjësia jote."

Edhe në kohë të vështira në të kaluarën, Qi Xin dhe fëmijët e saj nuk e humbën besimin dhe qëndrimin optimist. Vullneti i fortë i prindërve ka ushtruar ndikim të thellë në rritjen e Xi Jinping-ut. Për shumë vjet, në çfarëdo pune që ka bërë, Xi Jinping-u u është përmbajtur gjithmonë porosive të nënës dhe i shërben popullit me gjithë zemër. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore