2020-05-10 14:25:45 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
CMG-ja: Më 7 maj, gazeta australiane "The Sydney Morning Herald" botoi një artikull me titull "Australia shqetësohet për pretendimet e ShBA-së lidhur me daljen e virusit nga laboratori i Wuhan-it", ku u publikua një dokument sekret i Aleancës "Five Eyes", i titulluar "COVID-19 mund të ketë lindur në Institutin e Virologjisë të Wuhan-it". Qeveria australiane dyshon se një punonjës i ambasadës së ShBA-së në Kanberra e nxori me qëllim këtë dokument për mediat.
Në të njëjtën kohë, më shumë media kanë njoftuar se diplomatë amerikanë në Australi i japin medias informacione të pabaza për të sulmuar Kinën. Revista e përjavshme gjermane "Der Spiegel" njoftoi të premten se qeveria amerikane i bën deklaratat lidhur me lindjen e COVID-19 në laboratorin e Wuhan-it me qëllim që "të mbulojë gabimet e veta, për ta zhvendosur zemërimin e amerikanëve drejt Kinës".
Pse politikanët amerikanë guxojnë kaq hapur të thonë gënjeshtra? Sepse ata nuk kanë asnjë dëshmi lidhur me krijimin e COVID-19 në laboratorin e Wuhan-it. Për të shtuar besueshmërinë, pala amerikane përdori Aleancën "Five Eyes", por këtë herë, aleatët nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë me të në këtë farsë.
Ditët e fundit, uebsajti amerikan "Foreign Politics" komentoi se epidemia e COVID-19 shpërtheu para zgjedhjeve presidenciale në ShBA, prandaj udhëheqësit amerikanë përpiqen t'a kalojnë përgjegjësinë Kinës. Drejtori i Qendrës së Zhvillimit të Vazhdueshëm të Universitetit të Kolumbias të ShBA-së Jeffrey D. Sachs u shpreh: "Qeveria amerikane ka thënë një gënjeshtër të madhe, domethënë e konsideron Kinën si origjinën e problemeve në ShBA."
Gënjeshtrat kanë zbuluar shqetësimet dhe frikën e politikanëve amerikanë. Por farsa e tyre është e vështirë që të vazhdojë. Në përballimin e tragjedisë së mbi 77 mijë të vdekurve nga COVID-19 në ShBA, politikanët amerikanë duhet të fokusohen në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë. (Fani)