2020-05-09 13:02:44 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ish-kryeministri australian Kevin Rudd
Ish-kryeministri australian Kevin Rudd botoi të premten një artikull në gazetën britanike "The Guardian", ku kritikon mediat e "News Corporation" të Rupert Murdoch-ut për krijimin e lajmeve të rreme mbi virusin e COVID-19, me qëllim që ta ndihmojë presidentin amerikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.
Në këtë artikull, Rudd-i u shpreh se tani nuk ka informacione të përcaktuara mbi burimin e koronavirusit, por mund të lexojmë shumë lajme të rreme në të gjitha mediet e "News Corporation"-it mbi prodhimin e virusit në laboratorin e Wuhan-it, të cilat ai mendon se kanë si qëllim për ta ndihmuar Donald Trump-in në zgjedhjet amerikane.
Sipas artikullit, i ashtuquajturi "informacion" është mohuar nga Aleanca "Five Eyes", një rrjet i ndarjes së informacioneve i krijuar nga ShBA-ja, Britania, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re, meqenëse agjencitë e zbulimit duhet të ruajnë pavarësinë nga debatet politike. Në artikull thuhet se publikimi i lajmeve të rreme nga mediat e "News Corporation"-it do të ulin besueshmërinë e tyre dhe do të mashtrojnë lexuesit.
Këtë javë, "The Guardian" citoi një burim nga agjencitë e zbulimit, sipas të cilave nuk ka prova që burimi i koronavirusit të ri të jetë nga Instituti i Virologjisë i Wuhan-it. Më parë, gazeta australiane "The Daily Telegraph" njoftoi një dokument me 15 faqe akuzon Kinën për fshehje të situatës së vërtetë të epidemisë në vend, gjë që ky burim e hodhi poshtë.
Artikulli analizon se ka mundësi të madhe që origjina e këtyre lajmeve të rreme të jetë nga ShBA-ja për të shtuar presionin ndaj Kinës.
Ditët e fundit, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo përmendi përsëri se origjina e virusit është nga laboratori i Kinës, pretendim i cili nuk mbështetet në asnjë provë.
"The Guardian" botoi artikuj, ku vihet në dukje se shkencëtarët dhe shërbimet e zbulimit kundërshtojnë njëzëri thëniet mbi burimin e virusit të COVID-19 nga laboratori.
James Le Duc, shkencëtari amerikan që ka punuar në Institutin e Virologjisë të Wuhan-it, tha se standardet e sigurisë të këtij instituti janë të afërta me ato të vendeve perëndimore.(Xu Guang)