Zyrtarët ekonomikë të Kinës e ShBA-së zhvillojnë bisedë telefonike

2020-05-08 14:13:37 CRI Komenti juaj Printoni

Kryenegociatorët në dialogun ekonomik kino-amerikan kanë folur nëpërmjet telefonit.

Biseda telefonike e së premtes përfshiu zëvendëskryeministrin kinez Liu He, përfaqësuesin tregtar të ShBA-së Robert Lighthizer dhe sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin.

Ata u shprehën që të dy palët duhet të forcojnë bashkëpunimin për çështjet e ekonomisë dhe shëndetit publik.

Palët gjithashtu bënë thirrje për krijimin e kushteve të favorshme për zbatimin e fazës së parë të marrëveshjes tregtare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore