2020-05-08 21:24:03 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
"Kur u morr vendimi për parandalimin, u detyrova të bëja lëshime për marrëdhëniet politike dhe nepotizmin, në vend që të ndiqja këshillat e shkencëtarëve," tha Rick Bright, ish-drejtori i Autoritetit për Kërkime e Zhvillim të Përparuar në Biomjekësi (BARDA) në ShBA.
Gjatë një interviste ditët e fundit, ai dënoi ashpër "historinë e fshehur" të qeverisë amerikane në parandalimin e COVID-19. Para kësaj, Bright-i i paraqiti Zyrës së Prokurorit të Posaçme një raport prej 86 faqesh, ku përmend dobësitë e shumta të autoriteteve amerikane në parandalimin e koronavirusit dhe e quajti shkarkimin e e tij nga detyra si shkelje të ligjit.
Historia e Bright-it pasqyron hapur se vendimmarrësit amerikanë shpërdorojnë detyrën për përfitime personale, duke minuar misionin e shpëtimit të jetëve.
Mbi 1 milionë e 250 mijë raste të konfirmuara dhe mbi 75 mijë të vdekur, këto dy shifra të dhimbshme janë tregues seriozë të disnivelit të dukshëm me statusin e ShBA-së si një superfuqi.
Kjo vjen sepse vendimmarrësit amerikanë nuk e kanë konsideruar parandalimin si diçka serioze që ka të bëjë me jetën e njerëzve, por bëjnë llogari vetëm për fitimet e humbjet e veta në "panairin politik të kotësisë". Madje, ata reklamuan pa seriozitet "ilaçin efektiv", duke i kthyer masat popullore në kavie, ndërsa rastet e kontrollit të epidemisë janë humbur vazhdimisht.
Sipas njoftimeve të mediave amerikane, qeveria amerikane mori shumë herët alarmin për rrezikun e epidmisë. Në fund të nëntorit të kaluar, agjencia amerikane e shërbimit informativ dha alarmin e epidemisë. Mjekja Helen Y. Chu alarmoi shpërthimin e epidemisë në ShBA në janar. Prej 3 janarit, Kina njoftoi ShBA-në për koronavirusin …sigurisht, përndryshe pala amerikane nuk do të tërhiqte e para diplomatët e saj nga qyteti Wuhan dhe shpalli urdhër ekzekutiv për ndalimin e gjithanshëm të udhëtimit në Kinë.
Pavarësisht nga alarme të njëpasnjëshme, në shtresën e vendimmarrësve të ShBA-së u formua një forcë e madhe penguese dhe si pasojë, këto alarme nuk arritën të shndërrohen në masat mbrojtëse të shpejta dhe të forta në nivelin kombëtar.
Në fakt, që nga shpërthimi i epidemisë në ShBA, politikanët amerikanë kanë synuar vetëm interesat politike, duke shpërfillur parandalimin e kontrollin e epidemisë.
Analistët vënë në dukje se në vitin e zgjedhjeve presidenciale, vendimmarrësit amerikanë shqetësohen se po të ketë alarmim masiv mund të rrezikohet "stabiliteti shoqëror", gjë që nuk është në favor të fushatës zgjedhore.
Por pikërisht ky qëndrim për të mbajtur të pacënuar procesin zgjedhor, rezultoi me një tragjedi të madhe. Te politikanët amerikanë nuk ekziston respekti dhe mbrojtja e jetës si dhe mirëqënia banorëve të thjeshtë. Kështu dhjetëra mijëra jetë u bënë kurbane të "panairit politik të kotësisë" në ShBA. (Wang Lei)