2020-05-08 20:40:11 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kapsula e kthyeshme e anijes kozmike eksperimentale e gjeneratës së re të Kinës ka mbërritur me sukses në vendin e uljes në Dongfeng të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme.
Kapsula e kthyeshme pritet të ripërdoret rreth 10 herë.
Anija kozmike me astronautë është krijuar për t'u përshtatur me detyra të shumta, përfshi ato në orbitën e ulët të Tokës dhe eksplorime në thellësitë hapësinore.
Ajo mund të përdoret gjithashtu në funksionimin e përgjithshëm të stacionit hapësinor të Kinës. (Albana)