Spitali francez: rastet e dyshuara COVID-19 datojnë më herët se rastet zyrtare

2020-05-08 20:37:44 CRI Komenti juaj Printoni

Rastet e para të dyshuara të infektimit me COVID-19 në Francë mund të datojnë në 16 nëntorin e kaluar, rreth nëntë javë më herët sesa rasti i parë zyrtar i konfirmuar në vend, sipas një deklarate të së enjtes nga stafi i një spitali në Francën lindore.

"Doktor Michel Schmitt, drejtor i departamentit të imazherisë në spitalin Albert Schweitzer në Colmar, ka rishikuar 2456 skanera të gjoksit të kryera midis 1 nëntorit dhe 30 prillit, për të gjitha arsyet (patologjitë kardiake, pulmonare, traumatike, tumore)", sipas një njoftimi për shtyp.

Autoritetet e Spitalit Albert Schweitzer shtuan se ka filluar një bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Shkencore në Francë për të filluar një studim epidemiologjik të këtyre rezultateve. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore